BotaLajmet e fundit

Presidenti brazilian: Fëmijët nuk vdesin nga Coronavirusi, por nga vaksinat

Presidenti i Brazilit, Zaich Bolsonaro, ka vazhduar me polemikat e tij kundër vaksinimit, duke kritikuar rregullatorin për autorizimin e vaksinës Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një ditë pasi Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi planet për imunizimin e fëmijëve.

Bolsonaro, i cili mburret se nuk është vaksinuar dhe shpesh vë në dyshim efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave, tha në një intervistë  se nuk kishte dëgjuar asnjë rast për fëmijët që kishin humbur jetën nga sëmundja dhe përsëriti faktin se vajza e tij nuk do të vaksinohet.

Ai vuri në dukje se vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore te fëmijët, por nuk paraqiti prova për të mbështetur pikëpamjen e tij.

Ministria Federale e Shëndetësisë braziliane njoftoi të mërkurën se ka blerë 20 milionë vaksina të Pfizer dhe se vaksinimi vullnetar i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç do të fillojë në fund të muajit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button