BotaLajmet e fundit

BE planifikon ashpërsim të kontrollit ndaj eksporteve të vaksinave AstraZeneca

Komisioni Evropian do të kërkojë kontrolle më të ashpra ndaj eksportit të vaksinave, pasi akuzoi kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca për mospërmbushje të kontratës për te furnizuar vendet e BE.

Propozimet, që do të shkojnë para liderëve te bllokut të enjten, nuk do të përfshijnë urdhër ndalimi, por pritet të ndezin me tej tensionet me Britaninë e Madhe.

Sipas planit, çdo ngarkese me vaksina do të vleresohet, duke marrë parasysh nivelin e vaksinimit në vend dhe eksporteve të dozave. Të prekura nga masat, janë shtete si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë nivel më të lartë vaksinimi se BE. Ndërkaq, mësohet se miliona doza të vaksinës së Astrazenecas janë gjetur në itali.

Media “La Stampa” thotë se 29 milionë doza që duhet të transportoheshin drejt Londrës, po mbaheshin në fabrikën Catalent në Anjanit pranë Romës, por u zbuluan nga inspektoret italianë si pjesë e një hetimi të Komisionit Europian.

Kur u pyet lidhur me raportimin nga BBC, Ministria e Jashtme italiane refuzoi të komentonte. Fabrika ka një kontratë më Astrazenecan për të mbushur e përfunduar vaksinat e saj e pritet të bëjë të njëjtën gjë me vaksinën e Johnson & Johnson, gjithashtu e aprovuar për përdorim në BE.

Zbulimi vjen disa javë pasi qeveria italiane bllokoi eksportin e 250 mijë dozave të Astrazenecas drejt Australisë, mbi bazën e një rregulli të BE që lejon bllokimin e dërgesave nese kompania nuk ka përmbushur detyrimet ndaj 27 shteteve anëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button