BotaLajmet e fundit

Pfizer/BioNTech me vaksina edhe për fëmijët 5-11 vjeç, doza do të jetë më e vogël sesa për të rriturit

Kompania gjermane, BioNTech do të aplikojë për miratimin e vaksinës së coronavirusit, të cilën e ka zhvilluar së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, për përdorim tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, tha CEO, Ozlem Tureci.

“Gjatë javëve në vazhdim, ne do t’i dorëzojmë rezultatet e hulumtimit tonë për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç tek autoritetet në të gjithë botën dhe do të aplikojmë për miratimin e kësaj vaksine për këtë grupmoshë dhe këtu në Evropë”, tha Tureci për revistën Der Spiegel.

Ajo tha se kompania, me qendër në Mainz, Gjermania Perëndimore, ka filluar përgatitjen për të prodhuar një vaksinë për fëmijët, e cila është e njëjtë me të rriturit, por do të jepet në doza më të vogla.

BioNTech aktualisht po vlerëson të dhënat për fëmijët më të vegjël, të moshës gjashtë muaj e lart, dhe rezultatet do të paraqiten deri në fund të vitit.

Ndryshe, vaksina Pfizer-BioNTech tashmë po u jepet në disa shtete edhe fëmijëve mbi moshën 14 vjeçare. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button