BotaLajmet e fundit

Përhapja e rasteve me koronavirus në Kinë ndërlidhet me shkollat fillore

Kina është vërshuar nga një valë e re e infektimeve me koronavirus, e cila është vlerësuar si e ndërlidhur me një shkollë fillore në krahinën Fujian.

Sipas raportimeve, shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të babait të një nxënësi që rezultoi pozitiv gjatë javës së kaluar.

Autoritetet në Fujian kanë urdhëruar që të gjithë mësuesit dhe nxënësit të testohen brenda një jave, pasi që mbi 100 raste të infektimit u raportuan brenda katër ditësh.

Vala e fundit është regjistruar rreth një muaj pasi që Kina e frenoi shpërthimin e sëmundjes në Nanjing, qyteti më i madh i krahinës, pas Wuhanit.

Qyteti Putian me mbi tre milionë banorë besohet të jetë një nga vendet më të goditura nga vala e re.

Autoritetet kanë njoftuar se babai i nxënësit të shkollës, i cili i dha hov përhapjes së virusit, kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 pas kthimit nga Singapori. Nuk është ende e qartë nëse ai është infektuar jashtë vendit. AP

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button