BotaLajmet e fundit

Pamje nga shembja: Konfirmohen 4 të vdekur e 159 të zhdukur në Miami

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim për ndonjë të mbijetuar të ngujuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë se së paku katër persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 159 të tjerë janë ende të zhdukur.

Përderisa familjet po presin në ankth për ndonjë lajm, ekipet e kërkim-shpëtimit po e vazhdojnë punën pandërprerë dhe kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz duke goditur nën rrënoja.

Ende nuk është e qartë se çfarë saktësisht e shkaktoi shembjen e ndërtesës dhe sa persona ndodheshin brenda në momentin e fatkeqësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button