BotaLajmet e fundit

Kryeministri homoseksual i Luksemburgut kritikon Orbanin: Ky është diskriminim

Kryeministri homoseksual i Luksemburgut, Xavier Bettel, i tha homologut të tij hungarez, Viktor Orban, se Budapesti është duke u bërë diskriminues dhe stigmatizues me ligjin e ri që i ndalon në shkolla materialet që e promovojnë homoseksualizmin.

Pavarësisht kritikave nga opozita dhe nga grupet për të drejtat e njeriut, kryeministri hungarez tha të enjten para bisedimeve me homologët në Bruksel se ligji i ri tashmë është miratuar. Sipas këtij ligji, në shkolla ndalohet shfaqja e materialeve që shihen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë.

Homologu i Orbanit nga Luksemburgu, Bettel, njihet si mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe nganjëherë e merr me vete bashkëshortin në udhëtimet zyrtare. Bettel tha se do ta sfidojë homologun hungarez rreth këtij ligji gjatë takimit, shkruan Reuters.

“Të fajësohesh në nivel kombëtar, në vlerësohesh si jonormal, të vlerësohesh si i rrezikshëm për të rinjtë nuk është të kuptosh që të jesh homoseksual nuk është zgjedhje”, tha kryeministri i Luksemburgut.

“Por të jesh tolerant është zgjedhje. Unë do të isha jotolerues ndaj jotolerancës dhe kjo do të ishte lufta ime sot. Do t’i them atij (Orbanit) se ajo që po bën ai në vendin e tij është jotolerancë dhe se të jesh homoseksual nuk është zgjedhje”, shtoi ai.

Bettel gjithashtu foli pak edhe për përvojën personale. “Gjëja më e vështirë për mua ishte që ta pranoja veten, kur kutpova se isha në dashuri me një person të gjinisë së njëjtë, më e vështira ishte si t’ua thosha këtë prindërve, si t’ia thosha familjes”, tha ai, duke shtuar se homoseksualët e rinj janë të prirur për të bërë vetëvrasje, nëse dështojnë që ta pranojnë veten.

Ndryshe, Bashkimi Evropian po i bën presion Hungarisë që ta tërheqë këtë ligj dhe e ka kërcënuar këtë shtet me masa ligjore për shkeljen e rregullave themelore demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button