BotaLajmet e fundit

Kongo, kandidati për president vdes në ditën e zgjedhjeve

Kandidati kryesor i opozitës për president në Kongo-Brazzaville, i cili ishte i infektuar me COVID-19, ka vdekur orë pas mbylljes së votimit. Guy-Brice Parfait Kolélas vdiq në aeroplan teksa po transportohej në Francë për shërim më të avancuar, njofton BBC.

Disa orë më parë 61-vjeçari ishte shfaqur në një video, ku ai hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar me vdekjen”. Ai i nxiti qytetarët të dalin të votojnë në zgjedhjet e së dielës.

Ligji zgjedhor nuk i anulon zgjedhjet nëse një nga kandidatët vdes.

Kolélas, i cili ishte diabetik, ishte një nga gjashtë kandidatët që garuan kundër presidentit Denis Sassou Nguesso, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1979, përveç një periudhe pesë-vjeçare pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 1992.

Kongo-Brazzavile ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 9.000 infeksione nga Covid-19 dhe 130 vdekje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button