BotaLajmet e fundit

Kolumbia ofron shpërblim prej 794 mijë dollarëve për gjetjen e autorit që sulmoi helikopterin presidencial

Kolumbia ka ofruar një shpërblim prej tre miliardë pesos (796 mijë dollarë) për atë që ofron informacione në lidhje me një sulm që ishte bërë ndaj helikopterit të presidentit të premten.

Presidenti kolumbian, Iván Duque, ishte afër kufirit me Venezuelën, kur avioni i tij u godit nga të shtënat me armë teksa askush në bord nuk u lëndua.

Fotografitë e lëshuara më vonë treguan vrima plumbash në rotor dhe bisht të helikopterit, shkruan BBC.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të e kanë dënuar sulmin.

Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, i cili ishte gjithashtu në bordin e avionit, ofroi shpërblimin për çdo informacion që çon te fajtorët.

Ndërkohë policia kombëtare njoftoi se kishte gjetur dy pushkë në një lagje të Cúcuta, një AK-47 dhe një pushkë të kalibrit 7.62. të cilat besohet se janë përdorur në sulm.

“Pushka e kalibrit 7.62 kishte shenjat e Forcave të Armatosura të Venezuelës”, shkroi shefi i policisë kombëtare, Jorge Vargas, në Twitter.

Ai tha se nuk do të dorëzohen derisa t’i kapin fajtorët.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button