BotaLajmet e fundit

Izraeli ia ndalon një shtetasi australian largimin nga vendi për 8 mijë vite

Autoritetet izraelite kanë dënuar një shtetas australian që të largohet nga vendi për 8000 vite për shkak të borxheve që ai ka në këtë shtet.

Mediat e huaja raportojnë se 44 vjeçari Noam Happert, ishte i martuar me një izraelite me të cilën kishte dhe fëmijë por pas ndarjes ai i është shmangur dhe nuk ka paguar mbështetjen financiare të fëmijëve që i është caktuar nga gjykata.

Në vitin 2013 mësohet se ai është dënuar nga gjykata që duhet të paguajë 1 410 euro në muaj për çdo fëmijë, ndryshe nuk do të mundet të largohet nga Izraeli.

Ndërkohë deri më tani borxhi i australianit ka arritur në 2.21 milionë euro dhe nëse nuk i paguan ai nuk mund të largohet nga Izraeli deri në vitin 9999.

Happert është shprehur ndër të tjera se ai është përndjekur nga drejtësia izrealite vetëm se është martuar me një shtetase nga Izraeli, për këtë ai ka ngelur i bllokuar në këtë shtet. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button