BotaLajmet e fundit

Italianët bëhen gati të heqin maskat në ambientet e jashtme

Duke nisur nga e hëna, italianët nuk do të jenë më të detyruar që të mbajnë maska në ambiente të jashtme.

Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se nëse situata epidemiologjike rëndohet, maskat mund të kthehen sërish.

“Për tani, situata e lejon që t’i heqim. Kemi vetëm 11 raste për 100 mijë banorë në shtatë ditë në rang kombëtare,” u shpreh Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit dhe zëdhënës i CTS.

Po ashtu, ai shtoi se monitorimi u lejon autoriteteve që të kuptojnë sesi po evoluon situata, dhe nëse duhet ndërhyrë duke riparë masat, raporton abcnews.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button