BotaLajmet e fundit

Ia huq keq kandidati për kancelar të Gjermanisë me fletëvotim

Gafa e kreut të CDU-së Armin Laschet i cili garonte për postin e kancelarit në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën (26 shtator) në Gjermani po bën xhiron në rrjete sociale.

Siç raporton Bild Laschet ka palosur fletën e votimit prapa gjë e cila ka bërë që vota e tij të duket, siç mund të shihet nga imazhet e publikuara.

Sidoqoftë, zyra federale zgjedhore e ka bërë të qartë se vota e Laschet është e vlefshme.

“Një politikan i mirënjohur në nivel federal votoi sipas pritshmërive për partinë e tij. Vota e zbuluar e tij nuk mund të ndikojë në zgjedhje” shkruhet në Tëitter.

Kujtojmë se fitues nga këto zgjedhje dolën Social Demokratët (SPD) para partisë konservatore të kancelares në largim Angela Merkel.

Ia huq keq kandidati për kancelar të gjermanisë me fletëvotim

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button