BotaLajmet e fundit

Hapet zemra e restauruar e Koloseut

“Zemra e Romës nuk janë mermerët e Senarit, por rëra e Koloseut”, thoshte senatori romak Graçhus në filin “Gladiatori”.

Tani vetë zemra e Koloseut, një sistem nëntokësor tunelesh dhe dhomash ku mbaheshin të burgosurit, kafshët dhe gladiatorët përpara se të hynin në arenë, u hap për publikun pas rinovimit të bërë me financimin e prodhuesit të këpucëve “Tod’s”.

“Koloseu është unik… restaurimi i tij sjell në qendër të vëmendjes një monument që dashurohet nga e gjithë bota“, thotë kryetari i “Tod’s”, Diegodella Valle.

I ndërtuar 2,000 vjet më parë, arena e gurtë ishte amfiteatri më i madh i perandorisë romake. Sot është vendi më popullor turistik që përpara pandemisë së koronavirusit tërhiqte deri në 7.6 milionë vizitorë. Amfiteatri ka 70,000 vende dhe në të janë zhvilluar ndeshjet e gladiatorëve, kryer ekzekutime dhe lojëra me kafshë. Mund të mbushej edhe me ujë në rast lufte.

Puna për restaurimin e tuneleve nëntokësore poshtë arenës, të njohur edhe si hypogea, zgjati dy vjet dhe mbi 80 vetë të përfshirë si arkeologë, arkitektë dhe inxhinierë.

Mbi arenën është hapur edhe një vendkalim për vizitorët, 160 metra i gjatë.

Hapet zemra e restauruar e koloseut

Tani ka përfunduar faza e dytë e një procesi me tre faza restaurimi që filloi tetë vjet më parë, ku gjiganti i modës “Tod’s” dha 25 milionë Euro. Koloseu është vetëm një prej monumenteve që po restaurohen me kontributin e formave të mallrave luksoze.

“Është shumë e rëndësishme që kompanitë të japin kontributin e tyre për vendin. Koloseu është monumenti më i rëndësishëm i Italisë, i njohur në mbarë botën, i rëndësishëm për turizmin, jo vetëm një vend për argëtim, por edhe për biznesin e vendit“, thotë Della Valle.

Sipërmarrësi që ka financuar edhe restaurimin e teatrit “La Scala” të Milanos, u bëri thirrje sipërmarrësve të tjerë të ndjekin me shpejtësi shembullin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button