BotaLajmet e fundit

Franca fut në listën e karantinës udhëtarët e pavaksinuar amerikanë

Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.

Po ashtu, rregullat për personat e vaksinuar që do të vijnë në Francë nga SHBA-ja nuk kanë ndryshuar.

Të vaksinuarit para se të nisen drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojnë se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Në “listën e kuqe” të Francës përveç SHBA-së bëjnë pjesë edhe Rusia, Afganistani, Bjellorusia dhe Serbia.

Franca po përballet me shifra rekorde të të infektuarave dhe në katër ditët e fundit ka regjistruar mbi 200,000 infektime ditore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button