BotaLajmet e fundit

Fauci: Festat me mbi 40 persona janë të rrezikshme, edhe për ata që janë vaksinuar

Në prag të festave të fundvitit, epidemiologu i lartë amerikan, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se grumbullimi i më shumë se 40 personave nuk konsiderohet i sigurt as për personat që janë vaksinuar, madje edhe as për ata që kanë marrë dozën përforcuese.

“Ka shumë festa me 30, 40, 50 veta, ku asnjëri nuk e di historinë e vaksinimit të të gjithëve”, u tha Fauci gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Rastet në Shtetet e Bashkuara u rritën me 25% krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 149,300 mesatarisht në ditë, tha drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rosell Wallenski.

Vlerësohet se 73% e rasteve në të gjithë vendin janë për shkak të Omicron.

Kjo përqindje madje arrin në 90% në disa zona, si në Shtetet e Atlantikut, pjesë të Midwest, Paqësorin Jugor dhe Verior, raporton oranews.

“Kjo rritje në raportin e Omicron është ajo që ne prisnim dhe po përgatiteshim,” tha Waleski.

Presidenti Joe Biden, ndërkohë, njoftoi se 250,000 pilula të ilaçit të ri antiviral të Pfizer të miratuar për Covid-19 do të jenë të disponueshme në janar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button