BotaLajmet e fundit

Facebook akuzohet për lejimin e shpalljeve seksiste së vendeve të punës

Facebook po akuzohet për shkelje të ligjit që lidhet me barazisë gjinore, në mënyrën se si trajton shpalljet për vendet e reja të punës.

Grupi që ka nisur këtë fushatë Global Witness tha se nuk arriti të parandalonte njoftimet diskriminuese dhe se algoritmi ishte i njëanshëm në zgjedhjen e atyre që do t’i shikonin ato, përcjell Telegrafi.

Në një eksperiment, pothuajse të gjithë përdoruesit e Facebook treguan se reklamat për mekanikë ishin burra, ndërsa reklamat për kujdestaret e çerdheve u panë se ishin për gratë.

Rrjeti social thotë se sistemi i tij u tregon njerëzve ato reklama për të cilat mund të jenë më të interesuar.

“Sistemi ynë merr parasysh lloje të ndryshme informacioni që provon t’u ofrojë njerëzve njoftimet për të cilat ata do të jenë më të interesuar dhe ne po rishikojmë gjetjet brenda këtij raporti”, thuhet në reagimin e Facebookut.

Në vitin 2019, një çështje ligjore u ngrit në Shtetet e Bashkuara lidhur me njoftimet e lidhura nga Facebook, Departamenti amerikan i Strehimit dhe Zhvillimit Urban kishte pretenduar se është diskriminuar në bazë të përkatësisë etnike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button