BotaLajmet e fundit

Emigrantët ngrenë 250 çadra përballë bashkisë së Parisit, thirrje për strehim

Një grup emigrantësh dhe shoqatash të pastreha që përpiqen t’i ndihmojnë ata kanë ngritur 250 tenda në sheshin e madh përpara Hotel de Ville, bashkia e qytetit të Parisit, duke bërë thirrje për zgjidhje strehimi.

Këta njerëz, kryesisht nga Afrika nën-Sahariane ose të mitur, u vendosën në çadrat e tyre natën e kaluar në orën 20:00.

“Ne kërkojmë t’i strehojmë sepse për dy, tre javë, nuk mund ta durojmë më. Rrjeti ynë i strehimit për solidaritet është plotësisht i mbushur. Ne kemi njoftuar prefekturën, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shprehet me keqardhje Kerill Theurillat, kreu i shoqatës Utopia56, iniciator i kësaj nisme për të rritur ndërgjegjësimin për jetën e vështirë të të pastrehëve.

Prandaj shpresa është që kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, mund të “sigurojë mbështetjen e saj”.

Në një letër dërguar të mërkurën e kaluar autoriteteve rajonale, vetë komuna e Parisit tërhoqi vëmendjen e shtetit “për situatën e familjeve që kërkojnë azil pa zgjidhje strehimi në Paris, raportet e të cilave po shumëfishohen”.

Emigrantët ngrenë 250 çadra përballë bashkisë së Parisit, thirrje për strehim“Për të mos lejuar që kjo situatë të vazhdojë, me rrezikun e ngritjes së fushave gjigante si vitet e fundit në pjesën veriore të Parisit, ne kërkojmë që t’u ofrohet ndihmë këtyre familjeve sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në letër.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button