BotaLajmet e fundit

Dy roja merren peng në një burg të Francës

Dy roja burgu janë marrë peng në një burg në pjesën veriperëndimore të Francës dhe një rojë është lënduar në syrin e djathtë, njoftoi Ministria e Drejtësisë e Francës.

Kjo ministri gjithashtu tha se kanë filluar bisedimet në përpjekje për ta siguruar lirimin e pengjeve në burgun në Conde-sur-Sarthe- rreth 259 kilometra në perëndim të Parisit.

Njoftohet se njësitë e sigurimit në burg janë mobilizuar dhe atje janë dërguar edhe forca shtesë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Televizioni francez, BFMTË, raportoi se i dyshuari për marrjen peng të dy rojave është duke vuajtur një dënim me burgim të gjatë për dhunim seksual dhe vrasje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button