BotaLajmet e fundit

Downing Street konfirmon se Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij

Një riorganizim i kabinetit qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndodhë këtë pasdite, ka konfirmuar Downing Street.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, mes spekulimeve intensive se cilët ministra do të humbasin vendet e punës, “Numri 10” thotë se ndryshimet do të ndihmojnë vendin ‘të rindërtohet më mirë’.

Dhe në këtë drejtim, kuptohet se ai do të bëjë një numër takimesh të reja në orët e ardhshme.

“Kryeministri sot do të bëjë një riorganizim për të krijuar një ekip të fortë dhe të bashkuar për t’u rimëkëmbur më mirë nga pandemia”, ka thënë një burim.

Lajmi u njoftua pasi Johnson u shfaq në Commons për sesionin javor të Pyetjeve të Kryeministrit.

Prania e tij në parlament mund ta lejojë atë të shkarkojë ministrat në zyrën e tij private, larg kamerave në Downing Street.

Shkalla e riorganizimit mbetet e paqartë, por mund të jetë e gjerë – me ministrat e lartë që ka të ngjarë të humbasin vendet e punës ose të zhvendosen.

Në javët e fundit, thashethemet janë përqendruar në të ardhmen e ministrave, përfshirë Dominic Raab, Priti Patel dhe Gavin Williamson.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button