BotaLajmet e fundit

Jep dorëheqje ambasadori i Afganistanit në Kinë, s’u pagua disa muaj

Ambasadori i Afganistanit në Kinë, Javid Ahmad Qaem, e ka lënë postin e tij në janar pas disa muajve pa pagë nga Kabuli, pas ardhjes së talibanëve në pushtet, tha ai në Twitter.

Në një letër të paraqitur më 1 janar, të publikuar edhe në Twitter, Qaem tha se shumë diplomatë në ambasadën afgane në Kinë tashmë janë larguar dhe se Kabuli nuk ua ka dërguar rrogat nga gushti i vitit të kaluar.

“Ka shumë arsye, personale e profesionale, por nuk dua që t’i përmend ato këtu”, thuhet në vendimin e ambasadorit për largim, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Në letër, Qaem tha se në postin e ambasadorit tashmë është emëruar një burrë tjetër, të cilin e identifikoi vetëm si “z.Sadaat”. Ministria e Jashtme e Afganistanit, tashmë e udhëhequr nga talibanët, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment rreth asaj se kush do të jetë ambasadori i ri i Afganistanit në Kinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha të martën në një konferencë për gazetarë se Qaem është larguar nga Kina, pa dhënë hollësi për vendin se ku ka shkuar ose kur saktësisht është larguar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button