BotaLajmet e fundit

Një ditë me zemrën e derrit, kjo është gjendja e amerikanit

David Bennet, 57-vjeçari i cili është personi i parë në botë që i është vendosur një zemër derri, e cila është e modifikuar gjenetikisht.

Djali i tij, David Bennett Jr, ka deklaruar për BBC-në se një operacion i tillë i rrallë ishte shumë vështirë, por tani ai është mirë

Doktori Bartley P. Griffith, tha se ai është zgjuar dhe po vazhdon shërimin.

“Ai është zgjuar, po shërohet dhe po flet me kujdestarët e tij. Ne shpresojmë që rikuperimi që ai po kalon tani do të vazhdojë.”

Transplanti ishte shpresa e fundit për jetë e Bennettit, edhe pse s’është e qartë nëse do t’i shtojë shanset për jetë më të gjatë.

“Ishte ose vdis, ose bëje këtë operacion. E di se është një e shtënë në errësirë, por ishte zgjedhja ime e fundit”, tha Bennett një ditë para se t’i nënshtrohej operacionit.

Mjekëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha leje e posaçme nga rregullatori shëndetësor amerikan për këtë procedurë, me arsyetimin se nëse një gjë e tillë nuk do të lejohej, burri do të kishte vdekur.

Kirurgu Bartley Griffith tha se ky operacion do ta sjellë botën një hap më afër zgjidhjes së problemit të mungesës së organeve. Kjo krizë nënkupton se 17 njerëz vdesin në ditë në Shtetet e Bashkuara duke pritur për transplantim organesh, ndërsa më shumë se 100 mijë raportohet se janë në listën e pritjes.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button