BotaLajmet e fundit

Disa të vrarë në Arabi Saudite dhe Jemen nga sulmet rebele

Tre persona janë vrarë në Jemen në një sulm ajror nga një koalicion i udhëhequr nga Riadi, ndërsa dy u vranë në Arabinë Saudite në një sulm me predhë për të cilën fajësohen rebelët Houthi të Jemenit.

Që nga viti 2014, Jemeni është kapluar nga një luftë civile që me rebelët Houthi, të cilët mbështeten nga Irani, kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Mbrojtja civile e Arabisë Saudite tha të shtunën se dy persona, një saudit dhe një jemenas, u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me predhë në Jazan, një rajon jugor i mbretërisë, në kufi me Jemenin, shkruan Al Jazeera.

“Një predhë ushtarake ra në një dyqan tregtar në rrugën kryesore, duke rezultuar me dy të vdekur”.

Në Jemen, mjekët thanë se tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të koalicionit në Ajama, një qytet në veriperëndim të kryeqytetit të kontrolluar nga rebelët Sanaa.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button