BotaLajmet e fundit

Blinken do t’i vizitojë Izraelin e Bregun Perëndimor javën e ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do t’i vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor të mërkurën dhe të enjten e ardhshme si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për ta përforcuar armëpushimin.

Zyrtarët amerikanë, izraelitë dhe palestinezë nuk e kanë publikuar agjendën e plotë të kryediplomatit të Shtëpisë së Bardhë. Departamenti i Shtetit njoftoi për këtë vizitë të enjten, duke thënë se Blinkeni do të diskutojë për përpjekjet për rimëkëmbje dhe për të punuar së bashku për të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët.

Sipas një burimi të afërt me këtë vizitë, Blinkeni do t’i vizitojë edhe Egjiptin dhe Jordaninë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Egjipti ka ndërmjetësuar për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë dhe ka dërguar misione për ta mbikëqyrur respektimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e armëpushimit u arrit disa orë pas thirrjes së presidentit amerikan, Joe Biden, që Izraeli t’i ulë tensionet dhe pas presionit të madh të fuqive tjera botërore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Francën, për ndërprerjen e luftimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button