BotaLajmet e fundit

Biden flet me Erdoganin për krimet e kryera ndaj armenëve nga otomanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, para se të marrë vendim për t’i cilësuar si gjenocid, mizoritë e kryera kundër popullit armen nga Perandoria Osmane.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Biden i ka thënë Erdoganit se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Të dy ata kanë rënë dakord që të zhvillojnë një takim dypalësh në samitin e NATO-së që pritet të mbahet në muajin qershor në Bruksel.

Biden gjatë fushatës elektorale ka premtuar se do ta trajtojë çështjen e vrasjeve të Luftës së Parë Botërore dhe dëbimet e qindra mijërave armenëve.

Ai pritet ta bëjë sot një njoftim në mënyrë që të përkojë me përkujtimin vjetor të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit Armen.

Disa zyrtarë amerikanë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti kanë thënë se Biden donte të fliste me Erdogan para se të vendosë për t’i njohur zyrtarisht ngjarjet nga vitet 1915-23 si gjenocid.

Kujtojmë se presidentët e kaluar amerikanë iu kanë shmangur një vendimi të tillë për shkak të shqetësimit se mund t’i dëmtonin marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button