BotaLajmet e fundit

Australia thyen rekordin për temperatura të larta

Australia ka shënuar rekord me ditën e saj më të nxehtë, pasi një qytet i largët bregdetar raportoi temperaturat prej 50.7 gradë Celsius.

Temperatura në Onslow, që ndodhet në Australinë Perëndimore, të enjten u përputh me një rekord të vitit 1962 në Australinë e Jugut.

Onslow dhe zonat përreth mund të shohin rekorde të thyera përsëri me temperaturat që do të rriten pak të premten. Kjo vjen pasi Australia Perëndimore raportoi zjarre të mëdha në pyll muajin e kaluar.

Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se 6,000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin e shumë njerëzve.

Byroja e Meteorologjisë konfirmoi të enjten se Onslow barazoi rekordin në 14:26 me kohën lokale. Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5C.

Dy qytete të tjera, si Mardie dhe Roebourne, raportuan temperatura mbi 50C të enjten.

Luke Huntington, i Byrosë së Meteorologjisë, ka thënë se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon ishte shkaktuar nga mungesa e stuhive. Ai tha se njerëzit duhet të bëjnë “kujdes shtesë për të qëndruar në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar, ose nëse duhet të jenë jashtë, të qëndrojnë nën hije dhe të konsumojnë lëngje”.

Një banor i Roeburn, Mark Barratt, tha për ABC News se temperaturat janë rritur aq shumë sa ajri i kondicionuar në zyrën e tyre kishte ndaluar së funksionuari.

Ky rekord i ri vjen vetëm pak ditë pasi një raport nga sistemit satelitor i BE-së konfirmoi se shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat ndonjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button