BotaLajmet e fundit

Australia i rihap për herë të parë kufijtë në pandemi

Australia do t’i rihap kufijtë e saj ndërkombëtar nga nëntori, kjo duke u dhënë liri pas një kohe të gjatë të gjithë qytetarëve që ishin të vaksinuar kundër COVID-19.

Që nga marsi i vitit 2020, Australia i ka pasur disa nga rregullat më strikte për kufijtë, duke ua ndaluar largimin nga vendi edhe qytetarëve të vet.

Të gjitha këto kanë ndihmuar në menaxhimin e koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se është koha që australianëve t’ua japin sërish jetën që kishin.

Njerëzit do të kenë të drejtë të udhëtojnë drejt Australisë kur shkalla e vaksinimit të shtetit të tyre dot të arrijë në 80 përqind, tha Morrison në një konferencë shtypi të premten.

Udhëtimet nuk do të fillojë menjëherë, por Qeveria australiane tha se po punonte drejt mirëpritjes së turistëve përsëri në brigjet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button