BotaLajmet e fundit

Australia fillon vaksinimin e atletëve për Lojërat Olimpike, Tokio 2020

Australia filloi të vaksinojë atletët e saj olimpikë dhe paraplimpikë kundër COVID-19 këtë të hënë, në përgatitje për Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat janë planifikuar të fillojnë në korrik.

Kryetari i Komitetit Olimpik Australian, Matt Carroll tha se nuk ishte e detyrueshme që atletët ose stafi të merrnin vaksinën, por shpresonte se secili do të merrte dozën e tij të parë deri në “fund të javës tjetër”, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

“Jo e detyrueshëm, por, shumë, shumë e rekomanduar, dhe unë mendoj dhe shpresoj që demonstrimi i atletëve që vaksinohen sot në të gjithë vendin është gjithashtu një demonstrim se populli i Australisë, mund të dalë dhe të vaksinohet”, tha Carroll.

“Atletët do të mund të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech. Alternativa tjetër është vaksina Oxford/AstraZeneca, është deklaruar nga qeveria federale si e përshtatshme vetëm për moshën mbi 50 vjeç”.

Mbi dy mijë atletë australianë dhe stafi ndihmës do të udhëtojnë në Japoni për lojërat, dhe ata që kthehen në Australi duhet të karantinohen pas mbërritjes.

Carroll shtoi se ai është “shumë i sigurt” se lojërat në Tokio do të vazhdojnë.

“Asnjë vendim nuk është marrë në lidhje me spektatorët ende, padyshim që nuk ka spektatorë të huaj, kjo ka hequr një pasiguri për publikun japonez,” tha ai, duke shtuar se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po bën punë për t’i shpjeguar publikut japonez se rreziku për ta është shumë i ulët në Lojëra.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button