BotaLajmet e fundit

Arrestohet një person në Mallorca, i infektoi me Coronavirus mbi 20 persona

Një person nga ishulli Mallorca i Spanjës është arrestuar nga Policia pas nuk kishte pranuar të izolohej, duke pasur shenja pozitive të koronavirusit. Ai kishte filluar të shfaqte simptoma mirëpo nuk i kishte dëgjuar këshillat e miqve dhe kolegëve të punës të mbyllej në shtëpi.

Autoritetet njoftojnë se personi kishte shkuar për t’u testuar me PCR mirëpo ishte kthyer në punë pa e pritur rezultatin e testit. Menaxheri dhe stafi i punës i kishin insistuar të kthehej në shtëpi, duke u thënë autoriteteve policore se personit i kishte shkuar temperatura në 40 gradë Celsius.

The Guardian shkruan se ai kishte kaluar kohën në punë ndërsa më pas i kishte informuar kolegët se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga ai e morën koronavirusin dhjetëra persona të tjerë, si kolegë të punës, familjarë, përfshirë tri foshnje, dhe persona nga palestra.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button