BotaLajmet e fundit

Anulohet karnavali më i madh në botë për shkak të Omicronit

Autoritetet në Rio de Janeiro kanë vendosur të anulojnë festën tradicionale masive të karnavaleve në rrugët e qytetit për shkak të përhapjes së përshpejtuar të variantit Omicron të coronavirusit.

“Nuk do të ketë asnjë karnaval në rrugë sikurse që janë mbajtur deri para vitit 2020”, tha kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes, duke përmendur vështirësitë në kontrollin e ngjarjeve të karnavaleve ndërsa numri i të infektuarve po rritet.

Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku pas një takimi me përfaqësues të grupeve muzikore, të ashtuquajturat blloqe, të cilët marrin pjesë në karnavalin e rrugës, raporton cnn.

Paes propozoi mbajtjen e ngjarjeve në tre pjesë të ndryshme të qytetit, por blloqet nuk e pranuan këtë dhe synojnë t’i paraqesin një kundërpropozim.

Karnavalet në rrugë u anuluan për shkak të pandemisë për të dytin vit radhazi. Sipas Zyrës Turistike Riotura të qytetit, shtatë milionë njerëz morën pjesë në karnavalin e rrugës në vitin 2020.

Brazili, me rreth 620 mijë të vdekur zë pozitën e dytë në botë për nga numri i vdekjeve nga coronavirusi pas Shteteve të Bashkuara.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button