Lajmet e funditVendi

Incident me energji elektrike, vdes në vendin e punës i riu nga Skenderaj

Ka vdekur sot në vendin e punës, punëtori i KEDS-it, Idriz Prekazi pas një incidenti me energji elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka treguar se Prekazin e kishte shokë.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike. Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë”, ka shkruar ai.

Në emër të komunës së Skenderajt, Jashari i ka shprehur ngushëllime familjes.

Related Articles

Back to top button