Ëmbëlsira

Biskota për fëmijë

Kjo recetë për biskota është shumë e mirë dhe mund ta përgatisni për tu konsumuar nga fëmijët në mëngjes ose pasdite. Ata i pëlqejnë ëmbëlsirat me gjalpë dhe këto biskota mund të kthehen ne të preferuat e tyre. Këtë recetë sigurisht mund ta gatuani së bashku me fëmijët.

Biskota për fëmijë

Prep Time10 mins
Cook Time15 mins
Total Time25 mins
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: biskota, embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 50kcal

Përbërësit

  • 160 gr gjalpë
  • 110 gr sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 270 gr miell integral
  • fruta të thata të prera hollë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur biskotat, në një enë qelqi hedhim gjalpin, sheqerin, vezën, kripën i trazojmë sa të bëhet një masë e plotë.
  • Më pas shtojmë miellin të përzierë me frutat e thata. Masën e transferojmë në tavolinën e punës dhe e ngjeshim me dorë për 5 minuta.
  • Masën e mbështjellim me qese kuzhine dhe e lemë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
  • Më pas brumin e biskotave e hapim në tavolinë e punës, me anë të një peci me trashësi 1 cm. E presim brumin me format që dëshirojmë ose me ndihmën e një stampe japim format.
  • Biskotat i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Tavën e futim në furrë të nxehur 190° për 10-12 minuta. Biskota për fëmijë janë gati.
Back to top button