LajmeVendi

Studentët me aksion simbolik në 50-vjetorin e UP-së, të shqetësuar për trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale

Një grup studentësh mbrëmjen e së premtes kanë realizuar një aksion
simbolik në kapmusin e Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në hyrje të kampusit, mure të fakulteteve dhe të bibliotekës janë
vendosur mbishkrime me ngjyrë të kuqe dhe të zezë me mbishkrimin “50 vjet
UP strehë e ngacmuesve seksual”.

Përmes një komunikate përcjell medieve ky grup thotë se ngacmimi
seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe
emrat e ngacmuesve seksual janë të njohur.

Sipas tyre, ngacmimet seksuale vazhdojnë të mos sanksionohen brenda
Universitetit të Prishtinës duke krijuar kështu një ambient të pasigurt.

Madje ata paralajmërojnë se nëse nuk 
ndërmerren masa do të bëjnë publik emrat e secilit profesor, asistent
dhe punëtor administrativ.

Komunikata e plotë:

Ne, studente dhe studentë aktivistë, në 50 vjetorin e Universitetit të
Prishtinës, ndërmorëm këtë aksion simbolik në kampusin universitar për të
shprehur shqetësimin tonë rreth trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale nga
ky institucion.

Ngacmimi seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të
Prishtinës dhe emrat e ngacmuesve seksual janë të njohur. Ngacmimet seksuale
vazhdojnë të mos sanksionohen brenda Universitetit të Prishtinës duke krijuar
kështu një ambient të pasigurt për studentet dhe studentët e UP-së, duke
shkelur të drejtat e njeriut dhe duke e shndërruar Universitetin në një shtëpi
e cila strehon dhe ushqen ngacmues seksual.

Përkundër raportimeve dhe skandaleve publike, Universiteti i Prishtinës
edhe sot vazhdon të mos ketë rregullore kundër ngacmimeve seksuale që me Kodin
Penal të Kosovës konsiderohen vepra penale, e gjithë kjo si pasojë e
rezistencave të vazhdueshme nga ngacmues seksual brenda UP-së.

Të vetëdijshëm/me për shtrirjen e kësaj forme të abuzimit të pushtetit dhe kërcënim të të drejtave fundamentale të studenteve dhe studentëve, ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës të ndërmarrë masa, përndryshe do të detyrohemi t’i publikojmë emrat e secilit profesor, asistent dhe punëtor administrativ, ngacmues seksual. Ne kërkojmë ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë studentet/ët e Universitetit të Prishtinës.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close