LajmeVendi

Asnjë parti nuk i ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të Podujevës

Asnjë parti politike nuk ka paraqitur kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, që do të mbahen në gjysmën e muajit mars të këtij viti. 

Kjo është bërë e ditur edhe në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që është mbajtur të premten. Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, ka thënë se nuk u ka shkuar asnjë aplikacion për kandidatë nga partitë politike, shkruan sot Koha Ditore.

Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në afatin e fundit që është përcaktuar nga KQZ-ja për të aplikuar (deri më 17 shkurt), vetëm një kandidat për kryetar të Podujevës është propozuar deri tash për këto zgjedhje. Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat (OBKD), e ka propozuar Gazmend Islamin si kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës. Megjithatë, as ai ende nuk është zyrtarizuar dhe se kjo parti nuk e ka dërguar emrin e tij në KQZ. 

Pa kandidat ende është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila që nga paslufta e ka udhëhequr Komunën e Podujevës. Anëtari i Kryesisë së Degës së LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se po i presin propozimet nga nëndegët, për të vendosur pastaj për kandidatin. 

“Ne si parti ende nuk kemi biseduar për emra, sepse presim edhe propozimet nga nëndegët. Në momentin që i kemi propozimet, ne si Kryesi do të përcaktohemi për një kandidat”, ka theksuar Rudari. 

Nëpër media kanë qarkulluar disa emra si kandidatë të mundshëm të kësaj partie, si drejtori i tanishëm për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi, e deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ekrem Hyseni. 

Por, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, nuk ka folur për emra të përveçëm. 

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close