LajmeVendi

169 foshnje vdiqën në viti 2019, QKUK-ja po përballet me mungesë të infermiereve

169 foshnje kanë vdekur vetëm gjatë
vitit 2019 në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të
Kosovës.

 Kjo
si pasojë e problemeve shëndetësore e peshës nën 1.500 gramë, por edhe
patologji të ndryshme që ndërlidhen me lindje të parakohshme.

Mirëpo në vitin që lamë pas, sipas drejtorit
të Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, është shënuar rënie sa i përket
vdekshmërisë së foshnjave.

Në një intervistë për Ekonomia Online,
Gojnovi tregon se në vitin 2018, numri i vdekjeve të foshnjave kishte arritur në
206.

“Klinika e Neonatologjisë trajton
të gjitha foshnjat që lindin në Klinikën Obstretike Gjinekologjike, por edhe të
gjitha ato që referohen nga spitalet regjionale apo që vijnë nga shtëpia, që i
sjellin prindërit me probleme shëndetësore. Në vitin 2019 ka një rënie të
vdekshmërisë së foshnjave në krahasim me vitin 2018. Numri i foshnjave të
vdekura në viti 2019 është 169. Në vitin 2018, numri i foshnjave të
vdekura ka qenë 206”, thotë ai.

Sipas tij, ka shumë faktorë të cilët
mund të kenë ndikuar në rënien e vdekshmërisë së foshnjave.

Një nga to është edhe rënia e foshnjave
të lindura në Gjinekologji, numri i foshnjave të lindura parakohe si dhe
furnizimi më i mirë me aparatura.

“Mund të ketë shumë faktorë, nuk e
kemi studiuar në detaj, vitin 2019 krahasim me vitin 2018 ka edhe një rënie të
foshnjave të lindura në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, nga 10.422 foshnje
që kanë qenë në vitin 2018, ka diku 600 foshnje më pak në vitin 2019. Poashtu
ka edhe një numër më të vogël të foshnjave të lindura para kohe”.

“Mund të bëjë një krahasim psh, foshnjat
që kanë lindur nën 1000 gramë është 10 më pak. Kështu që edhe ajo ndikon në
zvogëlimin e vdekshmërisë. Poashtu ndikon edhe 2019 -2018 kemi një furnizim më
të mirë të aparaturës dhe kemi rekrutua një numër të infermiereve që poashtu
ndikojnë në rritjen e shërbimeve shëndetësore që të jenë sa më cilësore ato.
Numri i infermiereve në bazë të OBSH-së që duhet të kujdesen për foshnje duhet
të jetë dy, ndërsa në Klinikën e Neonatologjisë një infermiere kujdeset për pesë
foshnje së paku”, theksoi Gojnovci për EO.

Gojnovci më tej tregon se gjatë vitit të
kaluar kanë pasur dy raste të fëmijëve të braktisur të cilët kanë vdekur për
shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Ai thotë se foshnjat zakonisht vdesin
kur janë nën peshën 1500 gramë.

“Në vitin e kaluar kemi pasur dy
raste që ndërruar për shkak të gjendjes shëndetësore ne i kemi ofruar shërbime
shëndetësore të gjitha, mirëpo kanë qenë patologji që nuk përballuar dhe kanë
ndërruar jetë. Vdekshmëria më e madhe është nën peshën 1500 gramë, 500 deri
1500 gramë që përfshin 60% të gjitha rasteve të foshnjave të vdekura”,
tregoi ai.

“Po Klinika e Neonatologjisë
trajtohen patologji te ndryshme, patologjiamë e shpeshtë që trajtohet në
klinikën tonë është asfeksioni perinatal, foshnje parakohe me komplikimet e
mundshme që përcillen ato, infeksione dhe anomalitë e ndryshme”, theksoi
ai për EO.

Mirëpo, Gojnovci përmendi se Klinika e
Neonatologjisë po përballet me një numër të vogël të infermiereve.

Ai thotë se një infermiere në
Neonatologji, kujdeset për pesë foshnje.

Për këtë, Gojnovci tregon se bërë një kërkesë
në ShSKUK që të rekrutohen 20 infermiere.

“Numri i infermiereve në bazë të
OBSH-së që duhet të kujdesen për foshnje duhet të jetë dy, ndërsa në Klinikën e
Neonatologjisë një infermiere kujdeset për pesë foshnje së paku. Kam nënshkruar
një kërkesë që të rekrutohen infermiere, mund të them se kemi bërë një plan tre
vjeçar se sa infermiere kemi nevojë, kërkesë është për 20 infermiere, duke
planifikuar edhe ato që dalin pension dy vitet e ardhshme. Pritja është
gjithmonë, mirëpo nuk varet nga ne, por nga ShSKUK-ja”, theksoi ai.

Ndërsa, nga drejtoria e SHSKUK-së, në
një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, thonë se mungesat dhe kërkesat e
klinikave janë shumë më të mëdha, krahasuar me mundësitë buxhetore.

“Viti 2019, ka qenë viti që më së
shumti janë pranuar infermier/e  dhe
nevojat urgjente janë përmbushur në të gjitha klinikat. Në këtë vit, pas
miratimit të buxhetit, bazuar në mundësitë buxhetore do të ketë sërish konkurse
në mënyrë që të përmbushen kërkesat”, thuhet në përgjigjen nga ShSKUK-ja.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close