LajmeVendi

Shtetet që nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës, nuk i njohin as diplomat

Organizata për
Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) kanë organizuar tryezën me temë “Publikimi
i  raportit të monitorimit të NARIC
Kosova: Sfidat e procesit të njohjes së diplomave”, raporton Ekonomia
Online.

Udhëheqësja e
Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave, Kumrije Gagica, tha se sfidë
mbetet mosnjohja e diplomave nga shtete që nuk e kanë pranuar pavarësinë e
Kosovës.

Ajo më tej ka
sqaruar se njohja e diplomave rezulton me vonesa me muaj, por ka vonesa edhe me
vjet.

“Është e vërtetë
se qendra NARIC e ka pas një status pak ma ndryshe, ka funksionuar si qendër në
kuadër të departamentit të arsimit të lartë dhe ka pasur ndryshime të mëdha të
stafit shumë shpesh dhe kjo ka ditë me shkaktuar probleme të ndryshme ndërsa që
nga fundi i vitit 2018, NARIC-u me rregulloren e re të MAShT-it është një qendër
e pavarur”.

“Është e
dhimbshme me përmendur, por një numër i madh i problemeve na vijnë nga Shqipëria
dhe Maqedonia e Veriut, kryesisht prej institucioneve private, ku shpesh herë përveç
rezulton me vonesa me muaj ka vonesa edhe me vite”.

“Gjithsesi
vonesa të njohjeve të diplomave ndodh edhe nga ato shtete që nuk e njohin Kosovën,
ku këto shtete nuk komunikojnë me neve pikërisht për këtë arsye”.

Liridona Ademi,
prezantuese e hulumtimit, ka thënë se qendra NARIC ka marrë 924 vendime për
njohje të diplomave, ku 64 janë nga Shqipëria, 209 janë nga Maqedonia e Veriut
dhe 212 nga vendet tjera, raporton EO.

“Qendra NARIC
gjatë kësaj periudhë ka marrë gjithsej 970 vendime prej tyre ka njohur katër
diploma të nivelit të pestë, 324 diploma të nivelit bachellor ku prej tyre katër
nuk kanë njohur 425 diploma ka njohur të nivelit master dhe dy të tilla nuk ka
njohur si dhe 207 diploma të doktoratës”.

“Pra gjithsej
NARIC  ka njohur 924 diploma të niveleve
të ndryshme. Numri i diplomave që ende nuk u është dhënë përgjigje nga qendra
NARIC është 485, prej tyre 64 janë nga Shqipëria, 209 janë nga Maqedonia e
Veriut dhe 212 nga vendet tjera”.

“Ne kemi
shqyrtuar edhe sfidat që përballet qendra NARIC. Disa prej problemeve janë edhe
mungesa e një data-bazë online në bazë të së cilës do të barteshin të dhënat për
numrin e aplikantëve dhe lëndëve që janë na proces që tashmë janë
shqyrtuar”, tha ajo.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close