LajmeVendi

NEW BORN ndërron pamje, dedikim për të dhunuarat gjatë luftës

Monumenti i Pavarësisë “NEW BORN” do të ndërrojë dizajn edhe këtë vit. Këtë vit, dizajni i ri i dedikohet të mbijetuarave nga dhuna seksuale në luftën e vitit 1999.

Autori i monumentit, Fisnik Ismaili, ka publikuar fotografitë në të cilat shihet dizajni i monumentit të Pavarësisë, në 12-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Ai thotë se këtë vit monumenti është dizajnuar si dedikim për gratë e dhunuara gjatë luftës.  

 “I çliruem prej politike, i kthyem në profesionin në të cilin zemrën e kam pasë përherë, në këtë vegëz është përshkrimi i dedikimit të NEËBORN 12 për kauzën e viktimave të përdhunueme gjatë luftës, jo veç në Kosovë, por krejt botën”, ka shkruar Ismaili në Facebook.  

No photo description available.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close