LajmeVendi

88% e qytetarëve besojnë se pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është i panevojshëm

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar Analizën
e Pulsit Publik për Pajtimin dhe Bashkëjetesën në Kosovë, raporton Ekonomia
Online.

Ky studim paraqet perceptimin e njerëzve për procesin e pajtimit
ndëretnik në Kosovë, problemet, sfidat dhe mundësitë.

Rezultatet tregojnë se me gjithë tensionet, shumica e të anketuarve
besojnë se pajtimi është i nevojshëm në Kosovë edhe pse ndryshojnë në të
kuptuarit e tyre për pajtimin kur bëhet fjalë për faljen, kërkim faljen dhe për
të harruar.

Arben Qirezi nga UNDP tha se serbët e Kosovës kanë më shumë gjasa të
ndjehen të pasigurt. Sipas tij, 88% e qytetarëve besojnë se pajtimi ndërmjet
shqiptarëve dhe serbëve është i panevojshëm.

“Gjetjet tregojnë se 54% në shtatë komunat e synuara ndjehen shumë
rehat. Shumica dërmuese të anketuarve, 88% besojnë se pajtimi është i panevojshëm
në Kosovë. Sidoqoftë 85% e jo serbëve jo-shumicë të Kosovës dhe 79% e shqiptarëve
të Kosovës të paktën pajtohen deri diku se pajtimi është i mundur në Kosovë”.

“Serbët e Kosovës kanë më shumë gjasa të ndjehen të pasigurt, 46%
që të dalin në rrugë krahasuar me pakicat e tjera të Kosovë . Arsyeja pse
ndjehen të pasigurt është përkatësia e tyre etnike”, tha Qirezi.

Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, tha se është
me rëndësi komunikimi ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve të
tjera.

“Sot është shumë me rëndësi komunikimi ndërmjet Kosovarëve dhe
komuniteteve të tjera që janë në Kosovë. Ne jemi duke punuar me institucionet në
Kosovë, OJQ dhe UNDP për koordinim. Kur shohim të gjeturat  këtu na kanë befasuar. Të rinjtë e Kosovës
kanë kreativitet. Kam besim te institucionet e Kosovës”.

Sipas saj, është shumë i rëndësishëm roli i institucioneve publike të
Kosovës në promovimin e pajtimit. Edhe përfshirja e komunitetit ndërkombëtar u
konsiderua shumë e rëndësishme nga një pjesë e madhe.

Christina T. Davis, drejtoreshë e Zyrës për Demokraci e Qeverisje në
USAID, tha se marrëdhënet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës vazhdojnë
të mbesin të tensionuara, raporton EO.

“Shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës kanë më shumë gjasa të
shohin rolin e autoriteteve në Kosovë dhe Serbi si të rëndësishëm në krahasim
me komunitetet e tjera të Kosovës. Popullsia e Kosovës përfshihet nga pjesa më
e madhe e popullsisë shqiptare të Kosovës”.

“Në Prizren janë të përfshira grupet e pakicave etnike ku përfshihen
serbët e Kosovës, bonshnjakët e Kosovës, turqit e Kosovës, romët e Kosovës, ashkalinjtë
e Kosovës, goranët. Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve etnike në Kosovë janë përgjithësisht
të mira, por ato mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës mbeten të
tensionuara”, tha ajo.

Për qëllimet e këtij studimi, janë anketuar 451 respodentë kosovarë si
dhe janë mbajtur 12 grupe të fokusit të realizuara në shtatë komuna
multi-etnike, përkatësisht në: Prizren, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të
Veriut, Kamenicë, Shtërpcë, Graçanicë, dhe Istog. Anketa dhe fokus grupet janë
realizuar gjatë muajve qershor-korrik të vitit të kaluar.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close