LajmeVendi

80% e qytetarëve i frikësohen ndarjes territoriale, vetëm 35% janë pro taksës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me
Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) kanë organizuar konferencën
“Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku u
publikuan gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special
mbi Dialogun Kosovë-Serbisë, raporton Ekonomia Online. 

Aty u tha se korrupsioni perceptohet si rreziku më i lartë ndaj sigurisë
kombëtare të Kosovës. Papunësia renditet në vendin e dytë, ndërkaq krimi i
organizuar renditet në vendin e tretë ndër rreziqet ndaj sigurisë kombëtare.

Plator Avdiu hulumtues në QKSS, tha se në bazë të hulumtimit, del se
korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë rrezikuesit më të mëdhenj në Kosovë.

Sipas tij, 80 për qind e shqiptarëve mendojmë se Kosova rrezikon
ndarjen territoriale.

“Qytetarët janë pyetur me atë se çfarë e kërcënon sigurinë kombëtare.
Korrupsioni, papunësia dhe Serbia janë rrezikuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare
sipas të anketuarve”.

“Qytetarët ende mendojnë se ndarja e Kosovës dhe asociacioni janë
ndër rrezikuarit tjerë të sigurisë kombëtare. 80 për qind e shqiptarëve ende mendojmë
se Kosova rrezikon ndarjen territoriale. Rrezik tjetër sipas qytetarëve është
edhe asociacioni i komunave serbe”, tha ai.

Sa i përket taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të anketuarit
kanë qëndrime të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se duhet të hiqet, e disa
prej tyre kërkojnë të mbetet në fuqi taksa.

“35 për qind e tyre mendojnë se taksa duhet të mbesë në fuqi, ndërsa
33 për qind e të anketuarve mendojnë se taksa duhet të zëvendësohet me
reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ndërkaq pjesa tjetër mendojnë se tarifat
duhet të hiqen në tërësi”, tha Avdiu.

Sa i përket dialogut, Avdiu tha se mbi 50 për qind e të anketuarve
mendojnë se dialogu duhet të rifillojë.

Ai tha se kishte të anketuar që mendojnë se dialogu duhet të kushtëzohet
me njohje reciproke.

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se duke parë
rreziqet në Kosovë siç janë korrupsioni dhe papunësia, fitorja e VV-së nuk
ishte e rastësishme.

“Nëse fillojmë me prezantimin e raportit e shohim se shumica e të
anketuarve mendojnë se rreziku potencial është korrupsioni dhe papunësia. Qytetarët
e kanë këtë perceptim sepse e përjetojnë çdo ditë në punë në shkollë, çdo ditë
të jetës së tyre”.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close