LajmeVendi

NATO po punon në hapjen e hapësirës së ulët ajrore të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se Aleanca Ushtarake po punon për hapjen e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë.

“Ekziston një proces, i cili lehtësohet nga NATO-ja dhe e adreson këtë çështje. Shpresoj se do të gjejmë mënyra për t’u pajtuar për rihapjen e hapësirës së ulët ajrore dhe në këtë mënyrë të mundësojmë trafikun e drejtpërdrejtë ajror midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Stoltenberg të mërkurën në Bruksel.

Kosova dhe Serbia, në fillim të javës së kaluar kanë nënshkruar Letrat e Synimit, me të cilat parashihet vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo linjë do të operohej nga kompania ajrore gjermane, Lufthansa.

Marrëveshja është mirëpritur menjëherë nga aleanca e NATO-s.

Linja e drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë më 1999 pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me Marrëveshjen Ushtarake-Teknike të vitit 1999 dhe me ligjet aktuale të Kosovës, për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës përgjegjëse është NATO-ja, përkatësisht komandanti i misionit të KFOR-it.

Pajtimi i NATO-s është i domosdoshëm për rihapjen trafikut ajror midis Prishtinës dhe Beogradit, dhe Stoltenberg konfirmoi se “po punohet shumë për ta arritur këtë pëlqim brenda NATO-s”.

Burimi: Ekonomia Online

Tags

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close