LajmeVendi

Ndryshohet një prej rrugëve kryesore në Prishtinë

Pavarësisht asaj se nuk mori shumë vota gjatë zgjedhjeve të parakohshme të këtij viti, kjo gjë nuk po e pengon Shpend Ahmetin që të bëjë plane për Prishtinën.

Një projekt që është në plan të fillojë këtë vit, parasheh që të ndihmojë shumë në minimizimin e rrëmujës në komunikacion, për çka Prishtina edhe karakterizohet.

“Do të jetë një tunel ku parashihet të kalojnë veturat, ndërsa pjesa sipër është paraparë për këmbësorë. Gjithashtu pjesa e sipërme do të shtrohet me kalldrëm, që e lidh sheshin me ‘Prishtinën e Vjetër’.”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Qani Kadiri, thotë se projekti është i realizueshëm dhe pa asnjë rrezik.

“Nga ana profesionale duhet të kryhen disa shpime fillimisht, e pastaj duhet të shkohet me projektimin e konstruksionit nëntokësor. Zerro rrezik për realizimin e këtij tuneli”, ka thënë Kadiri.

Buxhetit të komunës, ky projekt besohet se do t’ia marrë 4 milionë euro.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close