LajmeVendi

Kosovës i shtohet një doktor shkence në fushën e gjeopolitikës

Të premten që lamë pas, Fidan Mustafa mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë me titullin: “Gjeopolitika ballkanike dhe e ardhmja e shqiptarëve në rajon”.

Ky studim mbi gjeopolitikën dhe
gjeostrategjinë, me objektiv shqiptarët ballkanik, është vlerësuar mjaftë lartë
nga komisioni udhëheqës i kësaj mbrojtje.

Diplomati i karrierës Prof. Dr. Bashkim Rama,
njëherë rektor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, i cili ishte edhe mentor
i kandidatit për doktoratë z. Fidan Mustafa, dha vlerësime të larta mbi punimin
e disertacionit, si një projekt me vlera të larta kombëtare i cili ofron
strategji konkrete në politiken e jashtme mbarëshqiptare dhe si studim i cili
kombit shqiptar i ofron objektiva gjeopolitik e gjeostrategjike për nevojat e
shekullit XXI.

Projekti gjeopolitik e gjeostrategjik për
shqiptaret, sipas Dr. Fidan Mustafës, përfaqëson segmentin mbi cilin ndërtohen,
forcohen dhe afirmohen çështjet shqiptare në arenën ndërkombëtare duke siguruar
nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguri për
tërësinë shqiptare në Ballkan përgjatë shekullit XXI.

Dr. Fidan Mustafa, është një njohës i politikës ndërkombëtare. Autor i shumë analizave dhe shkrimeve të ndryshme mbi sfidat e ardhshme shqiptare në rajon.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close