LajmeVendi

Ministria e Mbrojtjes reagon pas ndalimit të dy pjesëtarëve të FSK’së nga policia serbe

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndaljes së dy pjesëtareve të FSK’së nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje. 

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK’së duke ndaluar me orë të tëra pa asnjë arsye.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim”, ka shkruar Ramadani.

Ai gjithashtu siguroi se me këto veprime nuk mund të arrihet asnjë qëllim.

Statusi i plotë i tij

Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim.
Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet.

Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm.
Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close