LajmeVendi

Lansohet aplikacioni për celular “Prishtina Ecë nëpër histori”

Është lansuar aplikacionin për celular
“Prishtina Ecë” i cili është një hartë interaktive shumë gjuhësore, raporton EkonomiaOnline.

Hillen Franche, përfaqësuese kryesore e bashkëpunimit,
Zyra e BE-së në Kosovë tha se është e rëndësishme të kontribuohet në ruajtjen e
kulturës.

“Jam shumë e lumtur të jem këtu, kam ardhur këtu
para disa javëve, kjo është pjesë e një projekti të madh. Kjo që duam të bëjmë është
rehabilitimi i kulturës është e rëndësishme të mbështesim kulturën në përgjithësi.
Ne do të japin kontributin tonë dhe do të japim kontributin, ne kemi qenë pjesë
e restaurimit të kullave. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen kështu
qe faleminderit”

Edhe Marra Gazideda, menagjere e protofolisë së
qeverisjes, programi i OKB-së në Kosovë, se është e rëndësishme që kultura përmes
digjitalizimit të ruhen dhe të mbetën në kujtesën e njerëzve.

“Ju faleminderit që jeni këtu në këtë darkë është
mirë që jeni këtu dhe po e japim mbështetjen tonë, për kulturën. Kultura gojore
është shumë e rëndësishme është punë që ka qenë jo e lehtë që është dashur të mbledhim
materiale intervista. Kur bënim intervista ata jepnin rrëfime interesante, kjo është
shumë rrugë e mirë për të promovuar dialogun. Digjitalizimi i personave që do të
mbeten në histori është shumë e mirë që kanë jetuar në Prishtinë para 100 apo më
shumë viteve”, tha ajo.

Prishtina Ecë është një hartë interaktive
shumë gjuhësore, e cila u krijua për të akomoduar këto gjurmë të mbledhura në
video, audio dhe tekst.

Aplikacioni përbëhet nga katër Shëtitje
tematike: Nga a la Turca në a la Franga; Asfalt për përparim; Të 90-tat e
gjata; dhe Memoryscapes, të cilat përmbajnë gjithsej tetëdhjetë e katër
vendndodhje të ilustruara nga njëqind e dhjetë video të shkurtra që zbulojnë
qytetin nga perspektiva e banorëve të vet.

Projekti është financuar nga Instrumenti i
Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP) dhe zbatuar nga
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close