LajmeVendi

Për 24 orë janë ngritur 64 aktakuza, kundër 76 personave

Prokurori i Shtetit
njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë
ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76)
personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër
të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona,është bërë një
(1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për vepra të
ndryshme penale, si dhe janë bërëdy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë
për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2)
telefonave mobil.

Prokuroria
Speciale e Republikës së Kosovës
, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre
(3) personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë
kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria
Themelore në Prishtinë,
gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të
prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.Prokuroria
Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë
për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2)
telefonave mobil.Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë,
ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave
për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të
fundit në Prokurorinë Themelore në
Prizren
, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza për trembëdhjetë (13) persona
për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria
Themelore në Pejë,
Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit
ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë
(10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria
Themelore në Gjilan,
gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy
(2)persona të dyshuar, në kohëzgjatje 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë
(13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë(14) personave.

Prokuroria
Themelore në Gjakovë,
gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin
e Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për
vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka
ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme
penale.Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit,
ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1)
personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për
vepra të ndryshme penale.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close