LajmeVendi

Monaco Telecom, asiston Telekomin e Kosovës për implementimin e kodit shtetëror

Telekomi i Kosovës dhe Monaco Telecom, kanë
arritur marrëveshje për stabilizim të operimeve dhe realizim të tranzicionit në
kodin shtetëror.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeshefi
ekzekutiv Bedri Istrefi përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ai ka thënë se ky akord do të rezultojë me
kosto të ulura deri në -60% deri në implementim të plotë të kodit shtetëror me
ç’rast lirohemi nga të gjitha obligimet kontraktuale.

Ky është postimi i tij i plotë:

Si rezultat i angazhimit intensive për stabilizim të operimeve dhe realizim të tranzicionit në kodin shtetëror, sot u arrit marrëveshja me Monaco Telecom që të përkrahet ky tranzicion. Mirënjohës për ekipet e angazhuara nga të dy kompanitë në mirëkuptimin e arritur. Ky akord, gjithashtu, do të rezultojë me kosto të ulura deri në -60% deri në implementim të plotë të kodit shtetëror me ç’rast lirohemi nga të gjitha obligimet kontraktuale.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close