LajmeVendi

Therje me thikë në Obiliq, një person dërgohet në spital

Një therje me thikë ka ndodhur sot në Obiliq, ku si pasojë njër person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës teksa kanë bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Nga Policia është bërë e ditur se të dyshuarit janë identifikuar është në kërkim të tyre.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull).  Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. 

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close