LajmeVendi

Murati: Çnjohjet – politikë e Daçiqit, liderët tanë mos ta përdorin për vota

Serbia në vazhdimësi po insiston se disa shtete tashmë kanë tërhequr njohjen për Kosovën. E një deklaratë të tillë e dha ditë më parë edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, i cili tha se kanë informata që 10 shtete kanë tërhequr njohjet për shtetin e Kosovës.

Ndërkaq edhe kryeministri në detyrë, Ramush
Haradinaj, tha se Serbia po lobon për çnjohje të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të
Kosovës (KDI), Artan Muratit, tha për EkonomiaOnline, se me deklarata të tilla,
nuk duhet të bëhet fushatë politike.

 Ai tha
se politikanët tanë nuk duhet të përdorin linjën e njëjtë të fushatës, si ajo ministrit
të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Kjo nuk është çështje me të cilën do duhej të bëhej fushatë elektorale, sepse e tejkalon përgjegjësinë dhe e tejkalon secilin subjekt politik. Është temë shumë e madhe për të cilën dëmi mund të jetë shumë më i madh nëse bëhet fushatë me këtë çështje. Unë konsideroj që në asnjë rrethanë nuk guxojnë që asnjë subjekt politik të ia lejojë vetes që të bëj fushatë me të njëjtën linjë siç po bën fushatë Daçiq, konsideroj që të gjithë duhet të fokusohen që një çështje e tillë të përfundojë sa më shpejtë”, u shpreh Murati.

Sipas tij, politikanët tanë duhet të fokusohen
më shumë në ruajtjen e shtetësisë së vendit.

Ndërsa fton qytetarët që të ndëshkojnë
politikanët që nuk kanë punuar sa duhet në rrafshim e diplomacisë së jashtme, përfshirë
dështimin në prurjen e njohjeve të reja.

“Duhet të jetë interes i secilit subjekt politik
që të sigurojë sa më tepër njohje të reja dhe t’i garantojë njohjet ekzistuese,
duke ruajtur raportet me shtetet të cilat na kanë njohur, e jo të merremi me
faktin se a janë tërhequr njohjet apo jo. Tash në kohë të fushatës kur kjo çështje
mund të bëhet në vazhdimësi dhe normalisht që fokusi duhet të jetë që ta ruajmë
shtetësinë e Kosovës. Mirëpo gjithsesi për gjitha aspektet nëse ka pasur
keqqeverisje ose nëse me të vërtetë është fajtore politika kosovare se pse po tërhiqen
njohjet, atëherë normalisht që nuk do duhet që 
qytetarët ta lenin pa ndëshkuar këdo që është marrë me këtë çështje dhe
që nuk e ka kryer detyrën si duhet”, thotë ai.

Ai tha se agresioni diplomatik i Serbisë nuk është
ndalur ende dhe se subjektet politike duhet të jenë më të kujdesshme dhe të përgjegjshme
karshi interesit shtetëror.

“Një gjë është e sigurt e dimë që Serbia tash
e sa kohë është duke bërë agresion diplomatik ndaj Kosovës e sidomos në çështjen
e tërheqjes së njohjeve dhe kjo është një temë e cila e prek të gjithë shtetin
Kosovës, e jo si parti të caktuara politike, ndonëse normalisht që përgjegjësia
më e madhe bie tek subjektet të cilat e kanë udhëhequr Ministrinë e Punëve të
Jashtme, tash e disa kohë”, tha Murati.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close