LajmeVendi

Gent Cakaj takohet me ministrin izraelit, Tzachi Hanegbi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është duke qëndruar në Izrael, ku është takuar me ministrin për Bashkëpunim Rajonal, Tzachi Hanegbi.

Temë qendrore e takimit ka qenë përgatitja e Shqipërisë për Konferencën e Grupit të Mesdheut më 24 dhe 25 tetor, njofton Klan Kosova.

“Meqenëse tematikat si bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, politikat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimi për prosperitet ekonomik e social i vendeve të Mesdheut do të jenë në qendër të diskutimeve të Konferencës, pjesëmarrja e Izraelit do të ishte e një rëndësie të posaçme”.

“Për më tepër, me Ministrin Hanegbi diskutuam edhe për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe sigurisë”.

“Kjo vizitë në Izrael do të plotësohet me masa konkrete politike dhe diplomatike të mëtejme në shërbim të forcimit të lidhjeve midis dy vendeve”.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close