LajmeVendi

Punëtorët e Aeroportit të vendosur për të vazhduar grevën, menaxhmenti merr masa ndaj 9 prej tyre

Greva e punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari”, ka vazhduar edhe sot.

Nga ora 8 deri në orën 14, punëtorrët e kësaj ndërmarrjeje
i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës për grevë.

Bashkim Latifi, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve
të Aeroportit  “Adem Jashari”, tha se nuk
të ndalen deri sa të plotësohet pesë kërkesat që i kanë kërkuar, raporton
EkonomiaOnline.

“Injorimi i tyre ka vazhduar deri ditën e
sotit. Me përjashtim të para dy ditëve është tentuar sipas fjalëve të menaxherëve,
jemi ulë me biseduar dhe kërkesat tona me i diskutua kanë thënë se nuk kanë autorizua
 askënd të nënshkruajnë dhe nuk kanë obligim
ta zbatojnë, ujë, çaj sa të doni keni dhe aty ka marrë fund gjithçka”, tha ai.

Latifi tha se për këtë grevë janë ndëshkuar nga
menaxhmenti, ku 9 punëtorë janë suspenduar nga puna.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të mdalen deri
në realizimin e kërkesave.

“Kuvendi i sindikalistëve është ai që vendosë,
në ditën e dytë të grevës menaxhmenti ka marrë një hap të gabueshëm dhe ka dënuar
9 punëtorë, i ka suspenduar dhe ky është nxitësi i krejt kësaj pune dhe nuk do
ndalemi. Menaxhmenti nuk është i thirrur në interferim të ligjit. Ne jemi të
bindur dhe qëndrojmë stoik se kërkesat tona janë puro ligjore dhe deri në
realizimin e tyre nuk do të ketë të ndalur”, tha ai.

Grevën e punëtorëve e ka komentuar edhe
Aeroporti i Prishtinës.

Zëdhënësja, Valentina Garaj, në një konferencë
të thirrur për media ka dhënë detaje rreth kësaj greve.

Ajo tha se nuk ka pasur asnjë vonesë në linjat
e fluturimeve të parapara për sot.

“Ne kemi pas të paralajmëruar grevën për sot,
duke pasur parasysh që dje kemi pas pengesa në shtyrjen e punës e nga punonjës
që nuk kanë qenë pjesë të grevës, sot janë paraparë të merren masa shtesë që
janë ndërmarrë nga autoritetet relevante”, tha ajo.

“Anulimet janë paralajmëruar nga mbrëmë kështu
që edhe udhëtarët janë lajmëruar nga kompanitë ajrore kështu që këtu kanë
vendosë mbrëmë t’u anulojnë dhe sot ato që janë planifikuar të realizohen janë
realizuar. Dje nuk mund ta quajmë grevë meqë ka pasur pengesë në punë. Sot nuk
kemi pasur ndonjë pengesë nga grevistët prandaj të gjitha fluturimet janë
realizuar sipas planit.

Se a është krijuar gjendje pasigurie për udhëtarët,
ajo tha se  secili pasagjer duhet të
kontaktojë organet e sigurisë nëse ndjehet i pasigurt.

 “Është
vendim i secilit udhëtar të kontaktojë organet relevante nëse ndjehet i
pasigurt. Është e vërtetë që ka pasur lëshime dje për shkak të ndërhyrjeve
ilegale në sistemet tona por ato janë evituar dhe sot kemi operuar normalisht”,
tha ajo.

Në lidhje me informatën se drejtori i
aeroportit ka ftuar pjesëtarë turq të KFOR-it, Gara ka thënë se nuk është e vërtetë
dhe se kanë ftuar vetëm pjesëtarë të Policisë se Kosovës.

“Kjo nuk qëndron si e vërtetë. Ne i kemi thirrur
autoritetet relevante në këtë rast pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha ajo.

Për 9 punëtorëve u tha që janë suspenduar tha
se nuk janë larguar nga puna.

“Nuk kemi të bëjmë me suspendime. 9 Punëtorëve
u janë suspenduar ID Kartat apo në zonat e sigurisë meqë ata kanë ndërmarrë
veprime joligjore në ditët paraprake, por ata nuk janë suspenduar nga puna. Ne
do veprojmë konform veprimeve që do ndërmerren edhe nga ata. Është herët të
flasim”, tha ajo.

Megjithatë, punëtorët e aeroportin kanë bërë të
ditur se do të vazhdojnë me greva deri në realizimin e kërkesave të tyre, e të
cilat janë si në vijim:

1. Të paguhet rrezikshmëria në vendin e punës
sipas ligjeve të punës në Kosovë.

2. Të bëhet nivelizimi i pagave.

3. Të paguhet përvoja e punës

4. Të paguhet orët e punës gjatë fundjavës,
dhe

5. Të paguhet një shujtë ditore.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close