LajmeVendi

Paraburgim ndaj të dyshuarit që rrahu 5-vjeçaren e komunitetit egjiptian

Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30-ditësh 29 vjeçarit i cili u filmua duke rrahur një vajzë 5 vjeçare të komunitetit egjiptian.

“Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se:

Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor. Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Në mëngjes e 19 gushtit një qytetar ua kishte treguar Policisë së Kosovës një video incizim ku aty vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit. Policia e Kosovës kishte ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close