LajmeVendi

Në 24 orët e fundit ngriten 56 aktakuza ndaj 75 personave

Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë aktakuza, kundër shtatëdhjetepesë personave.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë persona dhe janë paraqitur dymbëdhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesëmbëdhjetë personave të dyshuar, transmeton Koha.net.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka bërë tre kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, ndaj tre personave të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë personave.

Derisa Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një person, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për tre persona dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër nëntë personave.

Ajo në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në pesë raste të ndara, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave.

Gjithashtu, dyshohet se sot, në Gjilan, një person i moshës 42 vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër personave të dyshuar dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjete aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave.

Burimi: Ekonomia Online

Leave a Reply

Related Articles

Back to top button
Close
Close